Varroset gazetari Faton Osmani

12 shkurt 2025 | 14:15

Të mërkurën i është dhënë lamtumira e fundit gazetarit Faton Osmani, i cili është ndarë nga jeta të martën në moshën 49-vjeçare.

Ceremonia e varrimit është mbajtur në praninë e familjarëve, kolegëve, miqve dhe personaliteteve të shumta nga bota e medias dhe e jetës publike, të cilët nderuan figurën dhe kontributin e tij të çmuar në gazetari.

Osmani ishte themeluesi dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, një platformë e rëndësishme mediatike që solli standarde të reja në raportimin e lajmeve ekonomike dhe sociale në Kosovë. Para se të ndërtonte këtë agjenci të suksesshme, ai kishte një karrierë të gjatë në media, duke punuar në disa prej gazetave dhe televizioneve më të njohura vendore e ndërkombëtare.

Me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, Osmani ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e gazetarisë së pavarur në vend.

Me këtë humbje të rëndë, gazetaria kosovare mbetet pa njërin nga zërat e saj më të spikatur. Kujtimi për Faton Osmanin do të mbetet i paharruar në mesin e atyre që patën fatin ta njihnin dhe të bashkëpunonin me të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjesti dhe Egli pas Prime-t të djeshëm kanë diskutuar në…