Varroset legjenda Fadil Vokrri
10 qershor 2018
| 17:24
Legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri është varrosur me ceremoni shtetërore në varrezat e qytetit në Prishtinë.
Të pranishëm në ceremoninë e varrimit, përveç politikanëve dhe sportistëve ishin edhe mysafirë nga vendet e tjera si dhe një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve nga viset e ndryshme të Kosovës.
Fadil Vokrri ishte futbollisti më i mirë shqiptar, kurse ishte edhe kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe më meritori që Kosova është pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s.
Fadil Vokrri u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë, kurse pas vetës la bashkëshorten Editën dhe tre fëmijët, djemtë Gramozin e Albertin dhe vajzën Albanën.
/Epoka e re/