Varroset Liridona Murseli, e cila dyshohet se u vra nga grabitësit në Prishtinë
01 dhjetor 2023
| 15:48
Është varrosur Liridona Murseli, e cila dyshohet se është vrarë nga grabitësit në Prishtinë, dy ditë më parë.
Varrimi i saj është bërë në fshatin Cërmjan të Gjakovës.
Në varrimin e saj kanë marrë pjesë një numër i madh i familjarëve dhe qytetarëve.
E versionin se si ka ndodhur e gjithë kjo ngjarje, e ka treguar vjehrri i saj, i cili ka thënë se ajo që dinë është se grabitësit u kanë dalë përpara gjatë kohës kur ata ishin duke shkuar në shtëpinë e tyre.
Ai është shprehur se djali i tij ka arritur t’i shpëtojë fëmijët dhe veten, por që nuk e di saktësisht se si ka mbetur Liridona në veturë.