Varroset nëna e veprimtarit Ismet Sylejmani

06 nëntor 2021 | 21:57

Bashkëluftëtarë dhe bashkëveprimtarë të shumë të veprimtarit Ismet Sylejmani nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe nga Shqipëria kanë marrë pjesë në varrimin e nënës së tij, Ramize Hoxha-Sylejmani.

Varrimi i nënës së veprimatrit Sylejmani është bërë të shtunën në orën 14:30 në varrezat e fshatit Cërrnicë të Gjilanit.

Fjalë rasti ka mbajtur ish-komandanti i zonës operative të Karadakut, Ahmet Isufi, i cili e ka vlerësuar lart familjen Sylejmani si dhe nënën Ramize për kontributin e saj. Po ashtu, fjalë ka mbajtur edhe Xhevat Zekaj.

Ndërsa në emër të familjes të pranishmit i ka përshëndetur dhe falënderuar Ismet Sylejmani.
Po ashtu, telegram ngushëllimi familjes Sylejmani i ka dërguar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ramize Hoxha-Sylejmani, pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën Arben Vitia dhe ai…