Varroset shtatëvjeçari që u vra në Zvicër
23 mars 2019
| 13:33
I është dhënë lamtumira e fundit shtatëvjeçarit nga Lipjani, i cili u vra ditë më parë nga një grua 75 vjeçare në Zvicër.
Ilias Mahmuti, ishte duke shkuar në shtëpi pasi përfundoi mësimin, kur edhe u pre në fyt dhe në kokë nga gruaja e moshuar, për të cilën po dyshohet se ishte me probleme mendore.
Shtatëvjeçari i cili jetonte me familjen në Bazel të Zvicrës, u varros në varrezat e Gjilanit, në qytetin e nënës së tij.
Policia në Zvicër është duke e hetuar rastin.