Varshmëria nga droga, bixhozi dhe rrjetet sociale
Arianit Koci
Kur përmendet varshmëria, kryesisht mendohet në varshmëri prej narkotikëve.
Si varshmëri e dytë, pas drogave, në shoqërinë tanë supozohet se është bixhozi.
Por, tani ne, besoj që e kemi një varshmëri moderne, që mund të jetë e rrezikshme, sa dy të parat.
Për fëmijet tanë as të mos flasim.
Sa prej nesh, jemi në gjendje që me orë të tëra të rrijmë para telefonit, apo kompjuterit – në botën virtuele?
Sa prej nesh, brenda ditës e hapim telefonin, duke shiquar se çka ka në FB, Instagram apo Viber?
Besoj që shumë prej nesh, së paku 50 herë në ditë e hapin telefonin “me u informu”, se çka po ndodhë.
E keqja është se vërtetë gazetat ditore, mail-at, po i lexojmë në telefon.
Po informohemi apo po kryejmë punë!
Por, sa herë lexojmë mail-a, futemi pak edhe në rrjete sociale. Patjetër.
Madje, kohësisht, më shumë shoqërohemi përmes rrjeteve sociale, se në mënyrë tradicionale: ballë për ballë.
Koha e re po sjell varshmëri të re.
Madje, një varshmëri paradoksale.
Knaqësia që momentalisht e përjetojmë duke u informuar në kohë reale, apo duke u informuar se çka po ndodh në shoqëri, në periudhë afatgjate po e determinon një situatë specifike:
Kemi krijuar varshmëri prej rrjeteve sociale dhe informatave të ndryshme.
Mos e hapë 2 orë FB-në, dhe po krijohet një bindje se diçka je mangut.
Po krijohet një anksiozitet.
Kjo situatë shumë shpejt mund të hyj në rrethin vicioz ku knaqësia fillestare shndërrohet në varshmëri, e varshmëria në izolim prej shoqërisë.