‘Vartësit e Millosheviqit nuk mund ta fshehin fytyrën e tyre të vërtetë prapa një donacioni’
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Leotrim Berisha, ka thënë se qeveria në detyrë e Kosovës duhet urgjentisht t’i kthej prapa testet për Covid-19 dhe t’i kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për ofendimin që ua ka bërë.
Serbia, sipas tij, nuk mund të paraqitet si shtet humanitar në raport me Kosovën për sa kohë që presidenti serb mohon krimet e panumërta të kryera në Kosovë.
Ai thotë se në krye të shtetit serb janë vartësit e Millosheviqit dhe ata nuk mund të fshehin fytyrën e tyre të vërtetë prapa një donacioni.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
Qeveria në detyrë e Kosovës duhet urgjentisht t’i kthej prapa testet për COVID-19 dhe t’i kërkoj falje qytetarëve të Kosovës për ofendimin që ua ka bërë.
Serbia nuk mund të paraqitet si shtet humanitar në raport me Kosovën për sa kohë që presidenti serb mohon krimet e panumërta të kryera në Kosovë.
Sot në krye të shtetit serb janë vartësit e Millosheviqit dhe ata nuk mund të fshehin fytyrën e tyre të vërtetë prapa një donacioni.