Vasco da Gama synon transferimin e tre yjeve botëror

25 prill 2020 | 00:25

Vasco da Gama ëndërron dy yjet të futbollit botëror. Zlatan Ibrahimoviq dhe Mario Balotelli, plus Yaya Toure në të njëjtën skuadër dhe madje në kampionatin brazilian, është kjo ideja e çmendur e drejtuesve të Vascos.

Një projekt shumë ambicioz ky por real. Luiz Roberto Leven Siano, kandidati për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2021, kërkon ta bëjë realitet këtë ëndërr të fansave të skuadrës së tij.

“Jemi në bisedime, duam të ndërtojmë Vascon e ëndrrave. Balotelli dhe Ibrahimoviq kanë të njëjtin agjent Mino Raiolan. Ai lidhur me Zlatan Ibrahimoviq do të ishte një projekt shumë ambicioz. Por nuk duhet të mendojmë shumë për kampionët që do të vinë, e rëndësishme është që të kemi kampionë në skuadër, nëse nuk do të jenë Ibrahimoviq apo Balotelli do të jenë të tjerë”, deklaroi Luiz Roberto Leven Siano.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovë, Donjet Bislimi, ka bërë…