Vasfije Krasniqi: Dënimi i Zoran Vukotiqit i inkurajon edhe viktimat e tjera të kërkojnë drejtësi

05 korrik 2021 | 18:58

Viktima e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.

E për rastin ka reaguar edhe e mbijetuara e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi.

Krasniqi tha për Klankosova.tv se dënimi prej 10 vjet i Vukotiqit nuk është dënim i madh por i inkurajon edhe viktimat e tjera të kërkojnë drejtësi.

“Ky dënim nuk është i madh, duke marrë parasysh përjetimet e saj. Por, kjo i inkuarajon edhe viktimat e tjera që të kërkojnë drejtësi. Kjo është një shenjë që drejtësia po shkon në vend. Është hera e parë pas 22 vjetësh në Kosovë po dënohet një person për këtë krim”.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje bëri thirrje që drejtësia ta bëj punën e saj.

“Unë po shpresoj që drejtësia ta bëj punën e vet. Edhe shkalla e dytë e gjykatës. Jo të veprojë sikur në rastin tim dhe t’i lëjë kryesit e veprës të lirë”.

Ky është dënimi i parë që shqiptohet nga gjykata vendore në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në…