Vasfije Krasniqi-Goodman fituese e çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2018
Lëvizja FOL ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2018, i cili në këtë vit iu nda Vasfije Krasniqi-Goodman.
“Krasniqi-Goodman përfaqëson shembullin më të mirë të gruas guximtare. Znj. Krasniqi Goodman ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila rrëfeu para publikut Kosovarë dhe më gjerë tmerret dhe torturat e përjetuara gjatë luftës por edhe procesin tutje nëpër Gjykatat e Kosovës me të cilat u ballafaqua”, është theksuar në njoftimin e Lëvizjes FOL.
Mexhide Demolli-Nimani, drejtoresh ekzekutive e Lëvizjes FOL ka theksuar se këtë vit çmimin për guxim e ndajnë për një grua, cila me guximin e saj u bë edhe model guximi për të gjithë qytetarët të cilët jetojnë me frikën e kërcënimeve dhe paragjykimeve në vendin tonë.
“Ajo vendosi që 20 vjet pas luftës ti jep fund heshtjes së saj dhe të bëhet zëri i të gjitha rasteve të cilët janë viktima të dhunës seksuale në Kosovë, e ajo është Vasfije Krasniqi-Goodman”, ka thënë Demolli-Nimani, duke shtuar se është koha shteti i Kosovës të punojë më shumë me këtë kategori të shoqërisë dhe të lë anash burokracitë rreth realizimit të së drejtës së tyre sipas ligjit dhe të mos mbetët vetëm në vullnetin e njerëzve.
/Epoka e re/