Vasfije Krasniqi-Goodman jep 1346.75 euro për Fondin e Sigurisë, ja dëshmia

02 mars 2022 | 12:57

Qeveria e Kosovës ka themeluar Fondin e Sigurisë, në të cilin qytetarët dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky fond është themeluar bazuar në nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë”.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka bërë me dije se ka ndarë 1346.75 euro për Fondin e Sigurisë.

Ajo në llogarinë e saj në “Facebook” ka publikuar edhe dëshminë për dhurimin e këtyre mjeteve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se…