Vasfije Krasniqi-Goodman nderohet me titullin ‘Emblema e Vushtrrisë’
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur të premten në takim Vasfije Krasniqi-Goodman, bashkëshortin e saj dhe familjen Krasniqi nga Vushtrria.
Tahiri si kryetar i Komunës së Vushtrrisë i ka akorduar Vasfije Krasniqi-Goodman titullin “Emblema e Vushtrrisë” me motivacionin “për guximin e jashtëzakonshëm, për thyerjen e stigmës dhe për përkrahjen e viktimave të dhunës çnjerëzore nga milicët serb gjatë luftës së fundit në Kosovë”.
“Ishte një eksperiencë dhe ndjesi e jashtëzakonshme për ta takuar një grua që është bërë simboli i guximit e thyerjes së stigmës në Kosovë”, ka thënë kryetari Tahiri.
Po ashtu edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nderuar të enjten të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqin-Goodman, duke i dhënë titullin “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës”.