Vasfije Krasniqi për deklaratën e Gashit: Kush do të sulmohet tjetër
25 prill 2020
| 19:11
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka reaguar ndaj deklaratës së shumëpërfolur të këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit për UÇK-në.
Përmes një shkrimi në “Twitter”, ka shkruar se “pas sulmeve ndaj grave të dhunuara vitin e kaluar dhe UÇK-së tash, kush do të sulmohet tjetër.”