Vasfije Krasniqi: Viti 2020 mos u harroftë kurrë!
Vasfije Krasniqi, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka shkruar në “Facebook” për gjendjen e rëndë që ka shkaktuar pandemia Covid-19 në gjithë botën.
Ajo ka thënë se gjatë gjithë vitit ka pranuar qindra telefonata e mesazhe nga të mbijetuar/it që si qëllim kishin kërkesa të ndryshme, këshilla e mendime të ndryshme, por më të shumtat kanë të bëjnë me pakënaqësitë që kanë të mbijetuarat/it.
Shkrimi i saj i plotë, pa ndërhyrje:
Viti që po lëm pas mos u harroft kurr, sfidat me të cilat po ballafaqohet njerzimi janë të shumta e që kërkojnë sakrificë.
Po e mbyllim një vitë të brishtë, e bashk me të ndjej nevojën që të them disa fjalë me atë se me ç’farë jem ballafaquar këtë vit, përveq pandemisë ky vitë për mua ishte sfidues ndonse pata ballafaqim serioz me shëndetin, por e fitova edhe këtë betejë, dhe falenderoi të gjithë ata që treguan kujdes në forma të ndryshme.
Gjatë gjithë këtij viti që po lëm pas unë kam pranuar qindra telefonata e mesazhe nga të mbijetuarat/it që si qëllim kishin kërkesa të ndryshme, këshilla e mendime të ndryshme, por më të shumtat kan të bëjnë me paknaqësit që kan të mbijetuarat/it.
Sigurisht se unë nuk mund të ju ofroi zgjidhje, madje askush si i vetem nuk mund të ju ofroi zgjidhje, por atë mund ta bëjmë bashkë, kuptohet nëse vërtet kemi vullnet dhe dëshir, sepse e kam parë se kur bashkohemi rreth një qështje ia arrijmë, por kur nuk jemi bashk nuk arrijmë asgjë, gjithashtu nëse nuk i përgjigjemi thirrjeve të drejta, e për të cilat zotohemi madje publikisht, atëhere mbahemi përgjegjës së paku moralisht, edhe këtë e kam përjetuar madje jo mē larg se këtë vit.
Qytetarë të dashur unë e kam filluar rrugen time, e shtyer nga dëshira e madhe që ti shërbej kauzës sonë të munguar gjithmonë siq është drejtësia, e cila për mua ka “shijen e idhët” ishte e tillë vazhdon të mbetet e till, andaj unë do të punoi dhe do tju motivoj juve që të kërkoni me ngulm drejtesinë, dhe për këtë do të keni përkrahjen time së paku atë morale ( edhe kjo më ka munguar).
Fort të dashur/a të mbijetuar/a dhe ju qytetar të vendit tim, me dëshurinë më të madhe, me forcën e sajë lutem për të gjithë ju që në vitin 2021 të keni shëndet, të jetë viti i ri viti i begatisë sonë të përgjithshme!
Gëzuar