Vasfije Krasniqin për pak sa nuk e vrau plumbi “qorr” në ShBA, sqaron familja

03 janar 2022 | 13:53

Pasi një plumb qorr ka goditur dritaren e banesës ku jeton deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi, rreth këtij rasti ka dhënë një sqarim në llogarinë e tij në “Facebook”, vëllai i saj Nafi Krasniqi.

Postimi i plotë i tij:

Sqarim

Fillimisht më lejoni të ju njoftoi se Vasfija-Buqa është mirë dhe, e pashqetësuar po kalon pushimet në SHBA!

Ndonse, këto dy ditë kam pranuar telefonata të shumta në lidhje me predhën “plumbin qorr” që goditi dritaren e shtëpisë së Buqës, e që me të drejtë pyesnin për Buqen dhe, atë nëse kjo mund t’ket qenë e qëllimshme.

Siq, e ceka më lartë Buqa është në SHBA dhe kjo ka ndodhur atje, madje, në momentin kur ka ndodhur Buqa ka qenë ulur në ulësen pranë dritares, e që me të drejtë në ato momente Buqa dhe, të gjithë ne kemi qenë të shqetësuar, qoft për rrezikun paraprak apo edhe mos kjo ka qenë e qëllimshme.

Përderisa, rasti është duke u trajtuar nga autoritetet lokale, ne presim cili do të jetë rezultati i hetimeve, nëse do të ketë ndonjë rezlutat apo gjithçka do të mbetet me kaq, e rëndësishme është që Buqa është mirë, dhe pa asnjë hezitim do të vazhdoi tutje!

Shëndet e suksese në 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shumë vende të botës nuk është e panjohur infermieria…