Vashat e Kosovës arrin në Kosovë, priten nga drejtuesit e FVK-së
16 maj 2021
| 15:58
Përfaqësuesja e femrave e Kosovës në volejboll ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Pas mbylljes së kualifikimeve në CEV EuroVolley 2021, Kosova është kthyer nga Nitra e Sllovakisë, duke u ndalur fillimisht në Vjenë, e pastaj në Prishtinë.
Vashat e përfaqësues janë pritur nga presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi.
“Duke i uruar për paraqitjen, Gjinovci e Nikqi i kanë inkurajuar për punë e suksese edhe në të ardhmen. FVK-ja do të mbështesë secilën prej përfaqësueseve dhe do të japë maksimumin për prezantim të denjë të vlerave të volejbollit tonë”, thuhet në njoftimin e FVK-së.
/Epoka e re/