Vashat e Kosovës nisin kualifikimet me fitore për Botëror
29 shkurt 2024
| 12:10
Vajzat e hendbollit U-18 e kanë nisur me fitore garën kualifikuese për Kampionatin Botëror “IHF Trophy Intercontinental”, që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.
Pikërisht mikpritësin, Uzbekistanin, Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur të enjten me rezultat 27:21.
Të premten prej orës 8:00, Kosova luan ndaj Guatemalës. Të shtunën janë gjysmëfinalet, ndërsa të dielën finalja. Kombëtarja e Kosovës synon vendin e parë dhe kualifikimin historik në Botëror.