Vashat e Kosovës U17 dhe U19 mësojnë kundërshtarët për kualifikimet e Evropianit

06 dhjetor 2024 | 12:55

Në selinë e UEFA-s në Nion të premten është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian për kombëtaret e grupmoshave U17 dhe U19 në konkurrencën e vajzave. E pranishme në short nga FFK-ja ishte Sanije Krasniqi.

Përfaqësuesja e Kosovës U17 në kualifikimet për Evropianin që do të mbahet në Ishujt Faroe, do të garojë në Ligën A në Grupin A7, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Austria dhe Danimarka. Ndeshjet e këtij grupi zhvillohen në Gjermani, prej 15 deri më 24 mars të vitit të ardhshëm.

Dy pozitat e para kualifikohen, derisa pozita e fundit bie në Ligën B. Ndërkaq, Kosova U19, e cila do të garojë në Ligën B, pas eliminimit nga faza e parë e kualifikimeve në Ligën A, është përfshirë në Grupin B3, ku janë edhe Letonia, Kazakistani dhe Malta.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Maltë, prej 1 deri më 7 prill, të vitit të ardhshëm. Gjashtë ekipet e para të çdo grupi dhe ekipi i dytë më i mirë nga Liga B do të promovohen në Ligën A për raundin e parë të kualifikueseve të edicionit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj,…