Vashat e Kosovës zhvilluan stërvitjen e radhës në Zagreb
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka zhvilluar stërvitjen e radhës në Zagreb të Kroacisë. “Dardanet” ndonëse të lodhura nga udhëtimi, dolën të motivuara në fushë.
Kjo është stërvitja e parafundit e Kosovës para ndeshjes kthyese ndaj Kroacisë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2025. Në këtë sesion përzgjedhësja Anneli Andersen aplikoi stërvitje rigjenerues dhe komunikuese, e cila po ashtu ndikoi në rikthimin e pozitivitetit në ekip, pas humbjes me rezultat të ngushtë të pësuar në “Zahir Pajaziti”.
Përzgjedhësja Andersen tha se duhet të punojnë më shumë për ndeshjen e kthyese ndaj Kroacisë.
“Ne ishim të mira në ndeshjen e parë por duhet të punojmë më shumë në rikuperim dhe të pushojmë. Ne duhet të mësojmë nga ndeshja e kaluar por edhe jemi të motivuar dhe besojmë se bëmë një lojë të bukur herën e kaluar por sigurisht se duam të arrijmë më shumë sukses në ndeshjen e radhës”, ka deklaruar përzgjedhësja Anneli Andersen. Kosovës i janë bashkuar edhe dy futbolliste të cilat nuk ishin të pranishme në ndeshjen e së premtes në “Zahir Pajaziti”. Vanesa Hoti dhe Modesta Uka, të cilat e kompletuan ekipin dardan. Kjo e fundit u shpreh e lumtur që pati mundësi t’i bashkohet Kosovës, derisa pohoi se do ta japë maksimumin nga vetja: “Kur jam me Kosovën jam e sigurt në vetvete, dhe do ta jap më të mirën time”, ka thënë futbollistja Uka.
Ndërsa Rrezona Ramadani e konsideron të mirë paraqitjen e Kosovës ndaj Kroacisë të premten, ndërsa pohoi se stërvitja e sotme u ka rikthyer motivin për t’u përkushtuar edhe më shumë për ndeshjen e të martës: “Vijmë pas një ndeshje të lodhshme por ekipi gjeti forcën dhe doli sot në fushë për një stërvitje të lehtë, e cila më shumë ishte motivuese dhe për të qenë gati për stërvitjen e nesërme dhe ndeshjen e të martës”, pohoi Rrezona Ramadani. Stërvitjen zyrtare Kosova e zhvillon të qenen në Karlovac.