Vasilika Hysi: Kosova humbi frymëzuesin dhe martirin e lirisë së saj

27 korrik 2018 | 12:03

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika  Hysi, ka thënë se nga dje Kosova dhe shqiptarët nuk janë më si më parë, sepse kanë mbetur pa patriotin dhe kalorësin e  paqes.

Ajo ka theksuar se Kosova ka humbur një nga frymëzuesit dhe martirët e lirisë së saj.

“Sot të gjithë jemi të pushtuar dhe dëshpëruar nga një hidhërim i madh. Prej ditës së djeshme Kosova dhe shqiptarët nuk janë më si më parë, mbetem pa shqiptarin, patriotin, heroin, shkrimtarin, luftëtarin, dijetarin, humanistin, kalorësin  paqes, pa Adem Demaçin. Në emër të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Z. Gramoz Ruçi dhe në emër të gjithë kolegëve të mi deputetë sjellë ngushëllimet për këtë humbje të rendë.  Humbëm një njeri të madh dhe të jashtëzakonshëm, nuk është më midisi nesh luftëtari i lirisë dhe i paqes.  Kosova humbi një nga frymëzuesit dhe martirët e lirisë së saj. Të qoftë i lehtë dheu i atdheut miku ynë Adem Demaçi”, ka deklaruar Hysi në seancën komemorative të Kuvendit të Kosovës kushtuar jetës dhe veprës së të ndjerit Adem Demaçi.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli televiziv Kylie Jenner është emëruar si përfituesja më e…