Vasseur: Ishte shumë e lehtë të bindja Hamiltonin të vinte te Ferrari

14 nëntor 2024 | 13:19

Sezoni 2024 në Formula 1 është drejt fundit dhe mjaft skuadra janë duke menduar që tani për atë që do të ndodhë nga pranvera e ardhshme.

Ndryshimi më i madh do të jetë padyshim kalimi i Lewis Hamilton te Ferrari, me 7 herë kampionin e botës që braktisi Mercedesin. Frederic Vasseur, ka konfirmuar se do t’i japë mundësi pilotit britanik që të testojë disa makina të vjetra Ferrari para se të provojë makinën zyrtare në testet dimërore. Duke folur për ardhmen e Hamiltonit te “kokëkuqja”, menaxheri francez zbulon disa prapaskena interesante.

“Çuditërisht nuk ishte e vështirë për ta sjellë atë në Maranello. Në vitin 2004 në punonim së bashku, në fillim ai ishte në Mercedes dhe gjithmonë e kishte parasysh që herët a vonë mund të shkonte në Ferrari”, u shpreh Vasseur. Më tej, menaxheri shtoi: “Gjëja më e rëndësishme është performance. Ai po vjen te Ferrari për këtë dhe kam ndjenjën se ne mund të kemi makinën e duhur për një performancë të shkëlqyer. Ne po bëjmë shumë përpjekje në projektet tona dhe jam i sigurt se do të bëjmë një punë të shkëlqyer”.

Gjithsesi, Vasseur e ka ende mendjen tek ky sezon dhe mundësia e fitimit të titullit kampion për konstruktorë: “Ne kemi shumë objektiva që mund t’i arrijmë. Në garat e fundit Charles dhe Carlos kanë qenë shumë në formë , ndaj duhet të vazhdojmë të shtyjmë për të përmirësuar makinën dhe do të shohim se ku mund të arrijmë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Washington DC, shkruan: Prof. Dr. Fejzulla Berisha Sipas burimeve…