Vasseur: Leclerc e Hamiltoni do të bashkëjetojnë dhe fitojnë për Ferrarin

19 dhjetor 2024 | 11:47

Pasi i është afruar fitimit të titullit të konstruktorëve, Ferrari po shikon vitin 2025 në Formula 1 me ambicie të mëdha edhe në lidhje me garën për titullin e pilotëve.

Ardhja e Lewis Hamilton së bashku me Charles Leclerc kompleton një ekip ëndrrash edhe pse të kesh dy pilotë kryesorë në të njëjtin ekip mund të krijojë disa probleme menaxhimi.

Për drejtorin sportiv të “kokëkuqes” Frederic Vasseur ky nuk është një problem: “Ata të dy kanë një nivel shumë të lartë, janë të shpejtë, kanë përvojë dhe kanë respekt të ndërsjellë. Krahasimi mes të dyve do të përmirësojë performancën, nuk duhet ta shmangim atë”. “Ku fiton një titull gjithçka është ndryshe. Hamilton vjen me këtë lloj nevoje për veten e tij, por edhe për ekipin dhe është një gjë e mirë. Për ne është e rëndësishme ta kemi këtë shtytje nga pilotët. Lewis vjen me një vizion tjetër dhe jam i bindur se përvoja e Lewis do të jetë e dobishme”, ka shtuar Vasseur.

Në lidhje me pritshmëritë e Leclerc, menaxheri francez ka thënë: “Charles është ende i ri dhe këtë sezon ka bërë një hap përpara në drejtim të pjekurisë dhe menaxhimit të garës. Një hap i madh në menaxhimin e vështirësive, pasi duhet të dish të përballosh pjesën e vështirë të sezonit dhe të reagosh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…