Vataj: Afrimi dhe Fahriu frymëzuan shumë të rinj në luftën për liri
Ramë Vataj, vëllai i heroit Fadil Vata, ka përkujtuar rënien heroike të heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Në profilin e tij në “Facebook”, Vataj ka shkruar se ata kanë frymëzuar shumë të rinj e të reja, të cilët u angazhuan në luftën e shenjtë të UÇK-së.
“Në 32 vjetorin e rënies heroike në altarin e lirisë, të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, kujtojmë të gjithë ata që u flijuan për lirinë e Kosovës. Afrimi dhe Fahriu me heroizmin e tyre u bënë shembull i gjeneratave të ardhshme se si duhet Atdheu, si punohet dhe jetohet me nderë për Atdhe. Ata frymëzuan shumë të rinj e të reja, të cilet u angazhuan në luftën e shenjtë të UÇK-së, që më vonë do të sillte lirinë e Kosovës. Lavdi Heronjve të Kombit Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia. Lavdi gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Varaj.