Vataj: Besoj në fitoren e PDK-së sepse kemi një udhëheqës të guximshëm
Kandidati për deputet i PDK-së, Ramë Vataj, është shprehur i bindur në fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit,
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se beson në këtë fitore sepse PDK-ja ka udhëheqës të guximshëm, të sinqertë dhe atdhetar të dëshmuar.
Sipas tij, të përzgjedhurit e PDK-së dinë, guxojnë dhe munden të marrin vendime të rëndësishme për vendin.
Ramë Vataj mban numrin 38 në listën për deputet të PDK-së.
Postimi i plotë i Vatajt:
Të dashur familjarë, të nderuar miq, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!
Në Konventën solemne të Partisë Demokratike të Kosovës, në të cilën u zyrtarizua emri i Kryetarit të PDK, z. Kadri Veseli për Kryeministër, u zyrtarizua edhe emri im si kandidat për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 38✅.
Besoj në fitoren e PDK-së sepse kemi një udhëheqës të guximshëm, të sinqertë dhe atdhetar të dëshmuar, dhe se kandidatët e saj janë të përzgjedhur me kriteret më të larta njerëzore, morale, kombëtare dhe profesionale! Të përzgjedhurit e Partisë Demokratike të Kosovës, dinë, guxojnë dhe munden të marrin vendime të rëndësishme për vendin.
Angazhimi im do të jetë maksimal, në të mirë të vendit tonë, me aq sa di dhe sa mundem, me ndershmëri dhe sinqeritet!
Na priftë e mbara në sfidat e reja të cilat e presin Kosovën!
Me shumë respekt, Ramë Vataj,