Vataj: Do të jam zë i fuqishëm i qytetarëve në Kuvend

12 shkurt 2021 | 17:52

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ramë Vataj, edhe në ditën e fundit të fushatës zgjedhore ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët, intelektualët, profesorët e bashkëveprimtarët.

Vataj gjatë ditës së premte ka vazhduar me shumë takime duke i falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtyre ditëve. Ai ka kërkuar votën për Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 134, poashtu ka kërkuar të votohet edhe numri 25.

“Nëse vota juaj ma mundëson që të jem deputet i Kuvendit të Kosovës, do të mundohem që mërgimtaret (pjesë e të cilës isha edhe unë derisa i kam përfunduar studimet e masterit dhe doktoraturës), të mos ndihen të huaj në atdheun e tyre të dashur. Do të jem përkrah të gjithë atyre që dëshirojnë të kthehen dhe të kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit tonë, qoftë si intelektual, qoftë si njerëz të biznesit”, ka thënë Vataj, i cili është zotuar se zëri i qytetarit të Kosovës do të dëgjohet përmes të zgjedhurit të tyre dhe të gjitha hallet dhe brengat e tyre do t’i adresojë në institucionet e vendit. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar përsëri gjoba…