
Vataj e Vehapi vizitojnë babain e Thaçit dhe vëllezërit e Veselit
Profesorët Ramë Vataj dhe Idriz Vehapi, të cilët janë edhe miq të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, kanë vizituar të dielën babain e Thaçit dhe vëllezërit e Veselit.
Me këtë rast, Vataj i ka quajtur familjet Thaçi dhe Veseli, simbol të qendrës shqiptare.
“Sot, bashkë me shokun dhe kolegu tim Idriz Vehapi, vizituam familjet e dy shokëve dhe liderëve tanë, të luftës dhe të paqes, Hashim Thaçit në Burojë dhe Kadri Veselit në Mitrovië. Me këtë rast, ne odën e madhe e cila vazhdimisht ishte e hapur për dashamirët, na priti mixha Haxhi me djem dhe nipat, ndërsa në Mitrovicë vëllezërit Ismeti dhe Veseli, tek të cilët karakterizohej ngrohtësia e mikpritjes shqiptare, bujaria dhe respekti! Nderë dhe respekt për këto familje simbol i qëndresës shqiptare!”, ka shkruar Vataj në “Facebook”.