Vataj: PDK-ja, zgjidhja e duhur për Kosovën
08 shkurt 2021
| 14:34
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ramë Vataj, gjatë një takimi me banorët e disa fshatrave të Suharekës, ka thënë se kjo parti është zgjidhja e duhur për Kosovën.
“Me banorët e Gjinocit, diskutuam për pandeminë dhe rimëkëmbjen e vendit, ku lista e PDK-së dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, është zgjedhja e duhur, sepse është i vetmi me program të qartë për zhvillimin e vendit. Gjithashtu vizituam edhe Budakovën, shtëpinë e UÇK-së gjatë luftës, e që sot është shtëpia e PDK-së”, ka shkruar Vataj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Vataj në listën e PDK-së për deputet mban numrin 25.