Vataj: Thirrjes se kërkesave të qytetarëve i përgjigjet numri 112
Kandidatët për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramë Vataj dhe Hisen Berisha, në kuadër të parafushatës elektorale kanë takuar banorët e fshatrave të Dudakovës dhe Mushtishtit në Suharekë.
Vataj ka thënë se me banorët e këtyre dy fshatrave janë pajtuar se Kosovës i duhet një kryeministër si Kadri Veseli.
“Bashkë me Hisen Berishën, kandidatin për deputet, i cili i është bashkuar ekipit të Kadri Veselit, për ndërtimin e së ardhmes për shtetasit dhe shtetin, kemi vizituar Budakovën dhe Mushtishtin, me të cilët u pajtuam se Kosovës i duhet një kryeministër që nuk jep dorëheqje, që e njehë shtetin e Kosovës dhe një kryeministër që shef e ka popullin e këtij shteti. Thirrjes së kërkesave të qytetarëve i përgjigjet shpejtë numri 112, dhe se këtë përgjegjësi do ta ketë Kadri Veseli si kryeministër i vendit”, ka shkruar Vataj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/