Vatikani i gatshëm të lehtësojë dialogun Rusi-Ukrainë
28 shkurt 2022
| 09:40
Vatikani është i gatshëm të “lehtësojë dialogun” midis Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës, ka deklaruar diplomati i lartë nga Vatikani, Pietro Parolin, raporton Reuters.
Parolin, sekretari i shtetit i Vatikanit, i cili është i dyti në hierarkinë e Vatikanit menjëherë pas Papës, u tha gazetave italiane se pavarësisht luftës që Rusia ka nisur kundër Ukrainës, ai është i bindur se gjithmonë ka hapësirë për negociata.