Vatra të përhapjes së infeksionit Covid, sërish disa fshatra të Vitisë

07 maj 2020 | 11:54

Fshatrat Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj, Goshicë dhe Rruga “UÇK” në Viti janë shpallur sërish vatra të përhapjes së koronavirusit.

Komuna e Vitisë ka njoftuar se ka pranuar dje një vendim nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, sipas të cilit, këto lokalitete shpallen vatra të përhapjes së infeksionit, pavarësisht se qytetarëve të infektuar të cilëve u është bërë sërish testi për koronavirus në lokalitetet Viti, Skifteraj dhe Goshicë tanimë veç janë shëruar.

“Ndonëse sipas rezultateve të IKShPK-së, qytetarët që më parë kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 në lokalitetet Viti, Skifteraj dhe Goshicë tanimë veç se janë shëruar. Sipas këtij vendimi që është nënshkruar nga Arben Vitia, Ministër në detyrë i Shëndetësisë, ky vendim shfuqizon vendimin e datës: 19.04.2020 dhe vlen deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga zyra e emisarit amerikan Richard Grenell nuk kanë pranuar…