Vatra të reja zjarri në Bulqizë, shkrumbohen qindra hektar pyje
16 gusht 2024
| 13:26
Bulqiza po përballet me zjarre të shumta në malet e saj.
Veç zjarrit që ka më shumë se dy javë që është aktiv në malin e Tërnovës dhe që është zhvendosur në malin e Valikardhës, dy vatra të reja zjarri janë shfaqur këtë të premte në zona të ndryshme.
Masivi pyjor me dushqe në fshatin Mazhicë të Shupenzës dhe ai i fshatit Bllacë janë nën pushtetin e flakëve. Situatë kritike mbetet në malin e Tërnovës ku zjarri ka djegur qindra hektar pyje deri tani dhe i është drejtuar maleve të Martaneshit.
Me shtimin e vatrave të zjarrit në zonën e Shupenzës, situata mbetet e rëndë për autoritetet vendore të cilat janë të pafuqishme për të përballuar situatën e zjarreve të përhapur në të gjithë territorin në terrene të vështira.