Vavalis: Duhet të dominojmë ndaj Llapit sikurse ndaj Ferizajt

03 maj 2023 | 16:11

Trajneri i skuadrës së Dritës, Akis Vavalis në konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Llapit në kampionat, ka thënë se kundërshtari i radhës është një skuadër e fortë.

Trajneri grek ka thënë se i gjithë fokusi është në ndeshjen që zhvillohet sot (e enjte) në Podujevë dhe jo në atë ndaj Ballkanit.

“Luajmë përballë një skuadre të fortë siç është Llapi. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Unë jam shumë i lumtur për mënyrën se si futbollistët po stërvitin.  Së pari kam biseduar me futbollistët. Ata duhet të fokusohen te Llapit. Njerëzit mendojnë për Ballkanin, por ne jemi të fokusuar ndaj Llapit. Padyshim lojtarët janë të fokusuar. Kemi stërvitur edhe në fushë me bari natyral të përshtatemi edhe me fushën në Podujevë”, ka thënë Vavalis.

“Ditë pas ditësh djemtë po tregojnë një eufori, një forcë dhe po fillojnë të implementojnë filozofinë time. Qëllimi im është që në ndeshjen e radhës të kemi një dominim sikurse ndaj Ferizajt. Gjithashtu futbollistët pas çdo dite po më bëjnë më shumë optimist për ndeshjen e radhës”, ka shtuar Vavalis. Drita pas 31 ndeshjeve është lidere me 63 pikë, një më shumë se Ballkani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, përmes videomesazheve, fushatave sensibilizuese dhe takimeve zyrtare…