
I vazhdohet për dy muaj paraburgimi Sadri Ramabajës
30 janar 2018
| 10:28
Sadri Ramabajës i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.
Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar avokati i Ramabajës, Ramiz Krasniqi.
“Një ankesë të cilën e kam bërë në Gjykatën e Apelit për ndërprerjen e masës ndaj tij është refuzuar. Masa i është vazhduar edhe për dy muaj ”, ka thënë Krasniqi përmes telefoni.
Ramabaja ish-kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, dyshohet për kryerjen e veprave penale, vrasje dhe përgatitje të veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë.