Vazhdojnë befasitë në Botëror, Rusia eliminon Spanjën
01 korrik 2018
| 18:47
Rusia e ka eliminuar Spanjën nga Kupa e Botës, pasi e mposhti pas ekzekutimit te penalltive (3-4).
Koha e rregull dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1, por nga penalltitë më të mirë ishin rusët që shënuan 4 herë dhe Spanja shënoi vetëm tri herë. Koke dhe Aspas humben dy penalltitë për Spanjën.
Në këtë mënyrë befasitë po vazhdojnë në këtë Botëror, pasi përveç Spanjës janë eliminuar edhe Argjentina e Lionel Messit, Portugalia e Cristiano Ronaldos si dhe në fazën e grupeve Gjermania.
/Epoka e re/