Vazhdojnë bisedimet Ukrainë-Rusi
Bisedimet për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës janë në zhvillim e sipër, ka thënë negociatori ukrainas, Mihailo Podolyak përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”.
Pa dhënë shumë detaje, ai ka përmendur “armëpushimin” dhe “tërheqjen e trupave” ruse nga territori i Ukrainës – me sa duket si kërkesa të Ukrainës.
Palët kanë zhvilluar dje edhe një rund negociatash, por e kanë ndërprerë për, siç kanë thënë, çështje teknike.
Të dyja delegacionet kanë dhënë shenja për përparim në bisedime, por, deri më tash, nuk ka diçka konkrete.
Negotiations are ongoing. Consultations on the main negotiation platform renewed. General regulation matters, ceasefire, withdrawal of troops from the territory of the country…
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 15, 2022