Vazhdojnë dorëheqjet nga LVV, largohet nga partia anëtari i kryesisë në Mitrovicë

21 tetor 2021 | 11:03

Pas humbjes së zgjedhjeve lokale në Mitrovicë kanë vazhduar dorëhqejet nga subjekti politik i VV-së.

Anëtari i kryesisë së VV-së në Mitrovicë, Mërgim Behrami sot ka dhënë dorëheqje nga të qenurit pjesë e Lëvizjes.

Behrami në momentet e fundit çuditrisht i kishte dhënë mbështetje kandidaturës së Bahtirit për kryetar të Mitrovicës, dhe përkrahja e madhe që i ofroi kishte befasuar shumëkënd, të cilët edhe ia kishin thënë në shumë komente.

Por prapa gjithë kësaj mbështetje ishte fshehur diçka, emërimi i kunatës së Behramit si drejtoreshë për Mirëqenije Soaciale. Kjo duket të ketë qenë arsyeja kryesore që aktivisti u vendos në përkrahje të Agim Bahtirit.

Postimi i plotë:

Letër dorëheqje!

Të dashur miq real e virtualë, të dashur ish kolegë, bashkëpuntor, të dashur bashkëaktivist, të dashur shoqëri, e dashura familje.

Përgjatë viteve, e në veçanti pas shpalljes së pavarësisë së vendit tonë të gjithë ishim dëshmitarë të pa drejtësive, të shkallës së lartë të nepotizmit, të korrupsionit në shoqëri, tenderomanive, privatizimeve të egra, mungesës së zhvillimit ekonomik, mungesës së investimeve të huaja direkte, ikjës së më shumë se 100 mijë qytetarëve nga vendi, skandalet e një pasnjeshme të qeverive tona… e të gjitha këto dhe në anën tjetër e shihnim një subjekt politik i cili bënte thirrje për luftimin e këtyre dukurive ndërsa kundërshtohej e shtypej nga pushtetet e njëpasnjëshme dhe duke e lexuar ketë situatë, unë si shumë qytetar të vëmendshëm, për këto zhvillime filluam ta përkrahim ndryshimin, e ky ndryshim quhej Levizja Vetevendosje!

Ishte viti 2017 ku sapo përfundova studimet në nivelin bachelor dhe vendosa të rreshtohem politikisht me qëllimin që ta ndihmojë ardhjen e ndryshimit. Si një djalë i afirmuar nga puna mbi 8 vjeçare në një dyqan ushqimor, si një djal i ri e i pa përvojë në politikë por me një besim të fortë në ndryshim, vendosa t’i hy edhe garës për asamble komunale në zgjedhjet e vitit 2017, ku nuk arrita të marr më shumë se 174 vota (për të cilat jam mirënjohës pafund), të cilat nuk mjaftuan që të hyj në asamble komunale dhe të vazhdoja zhvillimin e karrierës sime politike.

Po ja që nuk qe e shkruar dhe, në ndërkohë përshkak të rritjes së angazhimeve në punë dhe në biznesin tonë familjar nuk kam mundur asnjëherë që të shkëputem tërësisht nga angazhimet e mia e të kontriboja më shumë. Por një qellim parësor e kishim dhe atë qëllim e arritëm e që është ndryshimi i madh i shumë pritur i 14 shkurtit i cili thuajse ishte bërë mision për të gjithë, përveç një kaste apo rrethi të ngushtë të cilë përfitonin në kurriz të popullit, por që fatmirësisht i erdhi fundi dhe tani unë personalisht ndihem plotësisht i përmbushur kur e di që në krye të shtetit tim është një njeri i cili është i pa korruptueshëm, i pa shantazhueshëm dhe i pa kompromis ndaj fenomeneve të këqia në shoqerinë tonë.

Tani e tutje kontributin tim në shoqëri e shohë përmes punës, prodhimit, e cila së pari falë Zotit dhe bashkëpunëtorëve tash e 11 vite është duke ecur çdo ditë mirë e më mirë.

U jam falëmderues secilit aktivistë brenda Lëvizjes të cilët, me dallime të vogla, kanë qenë të gjithë të respektueshëm në raport me mua dhe gjithashtu besoj dhe shpresojë të mos kem bërë dikë të dihet keq nga unë në rrethana të caktuara për gjatë këtij rrugëtimi 5 vjeçar.

Për ta shmangur çdo keqinterpretim të mundshëm, dua ta potencoj se ky nuk është një vendim i cili lidhet me ndonjë ambicie apo ndryshim të qëndrimeve të mia. Prandaj, për një kohë të pa caktuar do ti pushoj aktivitetet e mia politike.

Mirëpo, aktivist do të jemi gjithë jetën!

https://www.facebook.com/mergim.behrami.904/posts/3016785848597237

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester United Ole Gunnar Solskjaer, ka treguar se…