Vazhdojnë hetimet për zarfat me helm që iu dërguan Pentagonit

03 tetor 2018 | 22:15

Në SHBA, hetuesit po përpiqen të gjejnë se kush i ka dërguar zarfat drejtuar Presidentit Donald Trump dhe Pentagonit të cilat përmbanin një substancë që mendohet të jetë helmi ricinë.
Shërbimi Sekret thotë se zarfi i dyshimtë drejtuar Presidentit të hënën, nuk arriti në Shtëpinë e Bardhë.

Një zyrtar i mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës se letrat e dërguara në Pentagon – njëra drejtuar Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis dhe tjetra Shefit të Operacioneve Detare, Adm. John Richardson – u testuan pozitiv për ricinë.

Agjencia e Pentagonit për Mbrojtjen e Forcës e zbuloi substancën gjatë kontrollit të postës dhe letrat nuk hynë fare në ndërtesën e Pentagonit.

Ricina është një helm natyral që gjendet në kokrrat e një bime të quajtur ricinus communis. Nëse thithet ose injektohet në formë të rafinuar, ricina mund të shkaktojë vdekjen e një njeriu brenda 48 orëve.

Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se për ricinën nuk ekziston ndonjë antidotë. /VoA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni e deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi përmes…