Vazhdojnë inspektimet në biznese të ndryshme në kryeqytet
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë filluar inspektime të vazhdueshme në terren, në biznese, për të parë nga afër zbatimin e urdhëresave dhe vendimeve të institucioneve si masa për parandalimin e shpërndarjes së virusit.
“Me orar të zgjatur e me rotacion, ekipet e Inspekcionit po e mbulojnë gjithë territorin e kryeqytetit. Janë në gjendje gatishmërie për të vepruar në çdo kohë, në çdo situatë, brenda kompetencave që kanë. Iu bëjmë thirrje që të qëndroni në shtëpi, e të mos dilni pa e pasur të domosdoshme. Çdo lëvizje, me kujdes të shtuar! Kësisoj ruajmë energjinë e ekipeve mjekësore, forcave të rendit, inspektorëve, dhe të gjitha ekipeve që merren me menaxhimin e kësaj situate”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
/Epoka e re/