![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/FB_IMG_1619427194891.jpg)
Vazhdojnë inspektimet në Gjakovë për respektimin e masave anti-Covid
26 prill 2021
| 10:54
Inspektorët sanitarë në Komunën e Gjakovës në bashkëpunim edhe me inspektorët e AUV-s dhe me Policinë e Kosovës kanë vazhduar inspektimet në Komunën e Gjakovës për mbikqyrjen e Ligjit për parandalimin e Covid-19.
Drejtori i Drejtorisë për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës, Fazli Hoxha, në një postimil në rrejtin social “Facebook” ka shkruar se Qëllimi primar vazhdon të mbetet shëndeti publik, prandaj me përgjegjësi them se qytetarët e Gjakovës janë shembull në respektimin e masave anti Covid-19.
“Me ketë rast, u bëjë thirrje qytetarëve të Gjakovës që të vazhdojnë të respektojnë në përpikmëri masat anti-Covid”, ka porositur drejtori Fazli Hoxha.