Vazhdojnë kërkimet për dy policët e zhdukur në lumin Lepenc
29 prill 2018
| 14:18
Njësitet relevante të kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar edhe më tutje të jenë në teren për gjetjen e dy policëve kaçanikas tashmë të zhdukur, për të cilët dyshohet se kanë rënë në lumin Lepenc.
Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, i shoqëruar nga kryetari i Hanit të Elezit, u janë bashkuar njësiteve të kërkim-shpëtimit të cilët që nga mbrëmë janë duke qëndruar në terren.
Kryetari Ilazi ka shprehur shqetësimin e tij për këtë rast, derisa ka thënë se shpreson në gjetjen sa më të shpejtë të dy policëve të zhdukur.
Ai ka falënderuar Policinë e Kosovës, FSK-në, Shërbimin e Zjarrfikësve dhe të gjithë qytetarët e tjerë të cilët janë angazhuat në këtë rast.