Vazhdojnë kolonat e gjata në kufi, mbi tetë orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Mërgimtarët që po udhëtojnë nga Kosova janë duke përjetuar pritje të gjata në pikat kufitare, sidomos pasditen e kësaj të shtune. Situata më e vështirë është në pikën kufitare në Merdarë, ku qytetarët janë duke pritur deri në mbi 8 orë për të kaluar në Serbi.
Me kolona të gjata dhe pritje disa orëshe në kufi po përballen mërgimtarët edhe pasditen e kësaj të shtune.
Pika kufitare më e ngarkuar vijon të jetë ajo në Merdarë, ku siç ndodh rëndom edhe tani qytetarët po presin deri në mbi 8 orë për të kaluar.
Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të përditësuara në orën 17:10, kolona e veturave që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdarë është 4500 metra.
Mbi 5 orë janë duke pritur qytetarët që po dalin nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare në Mutivodë.
Edhe në Jarinjë qytetarët janë duke pritur deri në 3 orë për të dalë nga kjo pikë kufitare.
Kolona të gjata të veturave janë krijuar edhe në pikën kufitare në Muçibabë, ku qytetarët po presin deri në dy orë.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale lidhur me gjendjen në kufi duke klikuar KËTU.