Vazhdojnë kontrollet policore në rajonin e Zubin Potokut
01 dhjetor 2024
| 15:46
Njësitë e Policisë së Kosovës po vazhdojnë me kontrolle nëpër lokacione të ndryshme drejt ndriçimit të rastit, identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar, në lidhje me sulmet e fundit në veri, përfshirë edhe sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Raportohet se aktualisht ata janë duke zhvilluar kontrolle në fshatin Varagë të Zubin Potokut, përkatësisht në disa lokacione përreth vendit të incidentit.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për Telegrafin se nuk ka bastisje por kontrolle.
“Ka kontrolle duke u zhvilluar përreth terrenit ku ka ndodhur sulmi. Aktualisht diçka tjetër nuk kemi”, ka thënë shkurt Elshani.