Vazhdojnë kontrollet sistematike të mjekëve në shkollat fillore të Kamenicës
Mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë kanë bërë kontrollimin sistematik të nxënësve të klasave të pesta të shkollës fillore “Fan S. Noli” në Kamenicë.
Gjatë kësaj vizite i pranishëm ka qenë edhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dritan Maliqi, bashkë me ushtruesin e detyrës së drejtorit të QKMF-së, Ylber Thaçi dhe shefin e Kabinetit të kryetarit Kamenicës, Meriton Ramabaja.
Kjo kontroll u është bërë nxënësve me qëllim të informimit dhe zbulimit të problemeve të mundshme që ata mund të hasin në shëndetin e tyre.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dritan Maliqi, ka thënë se këto kontrolle janë shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme që të vazhdojnë edhe më tutje.
Gjithashtu, ky projekt është njëri prej realizimeve që kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka premtuar gjatë fushatës.
/Epoka e re/