Vazhdojnë mospajtimet e AAK-së me Hotin, kësaj radhe rreth masave të reja kundër Covidit
Zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vazhdon të ketë mospajtime me kryeministrin Avdullah Hoti.
Kësaj radhe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stubulla, ka dalë kundër shtimit të masave ndaj Covid-19.
Ajo ka thënë se janë absurde masat për hyrjen e qytetarëve të Kosovës nga kufiri me Shqipërinë.
“Propozimet për shtim të masave duke kërkuar testin negativ për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde, thënë më së paku. Është një numër i madh i qytetarëve tanë që veçse janë në Shqipëri, dhe në mungesë të testeve, është krejt absurde të vetizolohen rreth 100 000 qytetarë, pa asnjë bazë. Logjika e izolimit total kufitar, ka sjellë vetëm dëme, sidomos për ata që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës! Unë do të votoj Kundër këtij propozimi. Masat e rekomanduara nga IKShPK-së, duhet të respektohen maksimalisht nga qytetarët, por jo të izolohemi e të thellohet edhe më tej kriza. Higjienë, distancë dhe maskë! Kaq e thjeshtë”, ka shkruar Haradinaj-Stubulla në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/
https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/140314824381252