Vazhdojnë pritjet e gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë, kjo është gjendja në orët e paditës
Me pritje të gjata të gjata po vazhdojnë të përballen edhe pasditen e sotme bashkatdhetarët tanë në vendkalimet kufitare me Serbinë, për të dalë nga Kosova.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 15:29) ka njoftuar se bashkatdhetarët që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, në vendkalimin kufitar në Merdare po presin deri në 5 orë për të dalë nga Kosovë, ndërsa kolona është e gjatë 4 km.
Pritje deri në dy orë e gjysmë ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Ndërsa, në Mutivodë ka pritje deri në 90 minuta, kurse në vendkalimin kufitar në Muçibabë po pritet 45 minuta.
Pikat tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë maksimum deri në 10 minuta.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale lidhur me gjendjen në kufi duke klikuar: KËTU.