Vazhdojnë pritjet në Merdarë për të hyrë në Kosovë
22 dhjetor 2018
| 11:01
Në pikën kufitare me Serbinë në Merdarë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë të gjata.
Kështu ka njoftuar sot Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Kolonat e veturave deri në 300 metra janë regjistruar në hyrje të pikës kufitare Merdarë.
Për të hyrë nga Merdarja për në Kosovë duhet pritur një orë deri në një orë e gjysmë, kurse në pikat tjera pritjet janë deri në 5 minuta për të hyrë në Kosovë, ashtu edhe për të dalë.