Vazhdojnë projektet infrastrukturore në Rahovec
24 maj 2018
| 11:13
Në Komunën e Rahovecit janë duke vazhduar punimet në realizimin e projekteve infrastrukturore.
Ecurinë e punimeve nga afër i ka vëzhguar edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, i cili ishte i shoqëruar nga drejtor i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi.
Në realizimin e këtyre projekteve është duke u bërë asfaltimi i rrugës Drenoc-Senoc-Pastasellë dhe Polluzhë, rrethrrotullimi në hyrje të Rahovecit, në udhëkryqin Rahovec-Malishevë, rrethrrotullimi në hyrje të Rahovecit, në udhëkryqin Rahovec-Krushe e Madhe dhe Rahovec-Suharekë.
/Epoka e re/