Vazhdojnë protestat kundër Qeverisë në Bagdad
03 nëntor 2019
| 14:30
Protestuesit në Bagdad kanë bllokuar tërë qytetin në protestat anti-qeveritare të cilat po vazhdojnë që nga 1 tetori.
Më shumë se 250 persona janë vrarë në përleshjet me forcat policore që nga fillimi i protestave kundër korrupsionit.
Javën e kaluar, presidenti i vendit, Barham Saleh, ka thënë se kryeministri Adel Abdul Mahdi do të mund të jep dorëheqje nëse partitë politike pajtohen për zëvendësimin e tij.
Të dielën, protestuesit kanë bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit irakian.
Ata po kundërshtojnë “dështimin e kryeministrit për uljen e papunësisë, korrupsionin endemik dhe shërbimet e dobëta publike”.