Vazhdojnë protestat për arrestimin e reperit katalanas, sulmohen dyqanet luksoze
Në Spanjë protestat në mbështetje të reperit katalanas Pablo Hasel nuk kanë të ndaluar.
Madje tashmë nga thirrjet për lirimin e tij, tubuesit kanë sulmuar edhe dyqanet luksoze të Barcelonës.
Të rinjtë shfaqen duke grabitur veshje apo objekte të tjera.
Por nuk kanë munguar as pamjet e përplasjeve të forta mes tubuesve dhe policisë.
Rrugët e Barcelonës në fakt janë përfshirë për më shumë se pesë ditësh nga thirrjet e të rinjve për lirimin e reperit, por dhe nga një debat i fortë për lirinë e fjalës.
Hasel u arrestua të martën për fyerje të shtëpisë mbretërore dhe të policisë spanjoll në tekstet që realizonte.
Madje nuk kanë munguar as akuzat se ai mbështes terrorizmin.
Atij ju kërkua të paraqitej në polici javën e shkuar, por këngëtari zgjodhi të izolohej në ambientet e universitetit si një formë për të shmangur qelinë.