Vazhdojnë punimet infrastrukturore në Kobajë të Prizrenit
24 janar 2020
| 15:03
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Levent Kasemi, me bashkëpunëtorë kanë inspektuar punimet infrastrukturore të cilat janë duke u zhvilluar në fshatin Kobajë të Prizrenit.
“Në kuadër të ndërtimit të infrastrukturës rrugore në rrugët lokale në Kobajë, po zhvillohet faza e dytë e punimeve, ku po bëhet shtrimi i disa rrugëve në këtë fshat me kubëza betoni dhe skajore në gjatësi 1 280 metra, si dhe sipërfaqe 6 400 metra katror.
Komuna do të vazhdojë edhe më tutje me investime të tilla, në mënyrë që t’i përmbush kërkesat e banorëve me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për jetë”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.